Edhe më parë nuk është se kishte shumë dyshime, por tani është vulosur zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona. Mesnatën e së mërkurës skadoi klauzola, që i lejonte sulmuesit argjentinas të prishte kontratën me klubin katalunjas pa derdhur asnjë qindarkë në arkën e tij. Kjo do të thotë se “Pleshti” duhet të respektojë “martesën” deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Ky nuk është një problem, pasi sipas “El Mundo Deportivo”, palët kanë dëshirë të vijojnë bashkëpunimin edhe më gjatë.

Misterio Resuelto La Explicacion Del Nuevo Festejo De Messi Que Estreno Ante Leganes
Misterio Resuelto La Explicacion Del Nuevo Festejo De Messi Que Estreno Ante Leganes

Menaxherët e Lionel Messi dhe drejtuesit e Barcelonës do të ulen shumë shpejt në tavolinën e bisedimeve për të rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Me një llogari të thjeshtë, atëherë Messi do të jetë 36-vjeç, duke e bërë të sigurt mbylljen e karrirës te Barcelona. Kështu ëndrrat e klubeve të tjerë për të veshur 6-herë fituesin e “Topit të Artë” me ngjyrat e tyre janë shuar me skadencën e klauzolës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb