Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka folur në një lidhje me Neës24 për tragjedinë e ndodhur dje në Himarë, ku është bërë dëshmitar i vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia.

Çollaku tha se nëse nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish sepse skafet vijojnë të lundrojnë mbi kokat e pushuesve.

“Ngjarje e tmerrshme. Skafi e përfshiu dhe e copëtoi në pak sekonda vogëlushen 7-vjeçare. Mbasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku. Mund të ishte larguar duke lëvizur avash, fakti që i dha gaz vuri në punë turbinat e forta dhe turbinat thithën dhe copëtuan fëmijën. Një situatë tmerri e papërshkrueshme.

E mbështes protestën. Çështja është se ishte totalisht një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë. Skafe në breg të detit, sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm. Një kronikë e paralajmëruar. Në rast se nuk janë masat drastike rrezikon që të ndodhë sërish”, tha Çollaku.

Ai tregoi më tej se plazhi de e gjithë zona është boshatisur.
“Jam te zona ku ndodhi tragjedia. Kjo zonë është e shkretuar, plazhi është i shkretuar, po vendosen lule te vendi. Bizneset po mbyllen”, tha Çollaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: