Kreu i PD-së Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për policin Arian Tase, i cili akuzohet për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë.

Teksa publikon mesazhin e një oficeri policie, Berisha shkruan se skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Geron Xhafa për trafik droge!

Sipas denoncuesit, skafi i Tases është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!

POSTIMI I PLOTË
Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!
? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor !
Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht.
Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam: Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!
Faleminderit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb