Pushuesit në një plazh të Spanjës kanë mundur të kapin dhe neutralizojnë një trafikant droge. Në një videon e bërë virale shihet një person që del me skafin me 800 kg kanabis në breg.

Menjëherë, pushuesit e plazhit Sorvilan të Granatas nisin të ndjekin me shpejtësi trafikantin, që donte të largohej. Aty pranë, ishte dhe policia që ishte vendosur në ndjekje të tij.

Në skaf ndodheshin dy persona, të cilët nisën vrapin për t’i shpëtuar policisë, por njëri u shtri në tokë nga një plazhist, duke u mbajtur aty deri në mbërritjen e policëve. Më vonë u konfirmua se plazhisti ishte një efektiv policie me pushime.

I dyshuari i dytë u kap disa minuta më vonë, pak metra nga bregu. Autoritetet konfirmuan se në skaf ndodheshin mbi 800 kg kanabis, të ndarë me 25 pako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb