TIRANE

Më 15 korrik, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja dhe moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

Gjatë këtyre javëve me të voglën në shtëpi, moderatorja është munduar që të realizojë disa foto e t’i ndajë ato me ndjekësit. Ajo madje shkruante me shaka se fotot më të bukura me Atarën do t’i kishte Turjani, pasi ai nuk dinte t’ia bënte edhe Orindës në të njëjtën mënyrë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, këngëtarja zbuloi se Atara ka hyrë në fazën kur fëmijët rriten më shpejt, e gjatë kësaj kohe kanë nevojë për më shumë kujdes, pasi pelenat mund t’u ndërrohen më shpesh dhe mund të flenë më shumë gjumë apo të kërkojnë më shumë ushqim. Kjo gjë ndodh zakonisht tek fëmijët gjatë vitit të parë të jetës.

Orinda zbuloi gjithashtu se nuk ka dashur ta zbulonte gjininë e foshnjës derisa të vinte në jetë, por ishte Turjani ai që ia bëri surprizë për ditëlindje. Ajo publikoi një foto të shkëputur nga momenti kur ka mësuar se do të bëhet nënë e një vajze.

“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, shkroi Huta.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: