Pas largimit të Besa Shahinit nga drejtimi i ministrisë së Arsimit dhe më pas lajmet që qarkulluan se dhe Sandër Lleshaj do të jepte dorëheqje nga Ministria e Brendshme, ky i fundit ka sqaruar deklaratën e tij. Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lleshaj tha se atij i ishte bërë një pyetje në Shkodër e pakuptime, nëse do të vijonte të ishte ministër i Brendshëm. Ai theksoi se i ishte përgjigjur shumë qartë asaj përgjigje, se nuk do të ishte përjetë ministër i Brendshëm. Mes të tjerash Lleshaj tha qartë se do të vijojë të jetë në atë detyrë për sa kohë që treguesit në teren e bindin.

“Pasi pash një shqiptare, një grua, një kolege, në një sulm të padrejtë, tinzar (Për reagimin ndaj Besa Shahinit). Pata thënë se; besa Shahni s’ka pasur dorë as të rregullojë dhe as të prishë sistemin arsimor në Shqipëri. Dhe të shkarkojmë barrën e dështimeve tona, mbi Besën, duke shkarkuar racizëm, nuancat gjuhësore. Unë them se Shqipëria është shumë e vogël edhe me gjithë Kosovën. Jo më të kthehemi dhe të përdorim ato fjalë kundër një gruaje. Të gjithë këndojmë këngë patriotike, por kur vjen puna të lëshojmë  karrigen e t’ja dorëzojmë një kosovare, kjo është e shëmtuar. Ata pedagogë që bën turin, ata nuk janë në shkollën e Besës. S’kanë lidhje me të.

“Le të themi se po më jep mundësi kjo situatë për një hartim. Ardhja ime në politikë është një udhëtim jo tipik. Për shkak të origjinës, karrierës. S’kam ardhur në këtë post si produkt i karrierë politike, por shtetërore. Jam atipik e ndryshe nga shumë politikanë që e kanë marrë me luftë këtë post, unë skam bërë asnjë luftë. S’kam ardhur me kreditë partiake. Sulmet i shoh pak me qesëndi. Nuk jam dhe nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen ku ulem, dhe nuk  ndjej asnjë keqardhje kur ngrihem. U ndodha para një pyetje të pakuptime; A jeni i sigurt se s’do të jeni më ministër? Dhe unë i thash; “Është e sigurt se s’do të jem”. Se s’do të jem përjetë. Pastaj pati artikuj. Për sa kohë është vullneti im, unë do jem ministër i Brendshëm. Për sa kohë që treguesit në terren më bindin, do të jem ministër i Brendshëm.”, tha Lleshaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb