Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka takuar në Divjakë këngëtarin shqiptar Dashnor Diko teksa ka folur me të dhe për zgjedhjet.

Sipas Murrizit, Diko i ka bërë të ditur që nuk voton prej 22 marsit 1992, por kësaj radhe do të votojë më 25 prill kundër tre partive kryesore.

Kafen Murrizi dhe Diko e kanë pirë në fshatin Adriatik teksa sipas tij këngëtari ka bindjes se pushtetarët e sotëm janë hipokritë komunistë që mashtrojnë shqiptarët duke bërë sikur zihen me njëri tjetrin.

 

STATUSI NGA MYSLIM MURRIZI

Nje kafe me Dashnor Dikon ne fshatin Adriatik te bashkise Divjake

Nuk kam votuar ndonjeher tha Dashnori pas 22 marsit 1992 per hipokritet komunist qe kane qeverisur Shqiperine  prej 28 vitesh duke vjedhur se bashku e duke mashtruar Shqiptaret sikur “zihen” me njeri tjetrin

Me 25 prill do te votoj patjeter kundra mashtrueseve qe jane ndare ne tre tufa dhe nderrojne karriket e pushtetit me njeri tjetrin duke u tallur me Shqiptaret


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb