Avokati i njohur Tomë Gashi është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes, derisa ai po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Një qytetar që e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme ka treguar se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra.

Më pas, Gashi ka shqelmuar një peckë që mbante disa centa që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen e Gashit me lypsarin.

/Insajderi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb