Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se raporti i OSBE ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ishte ndër më të këqijtë për zgjedhjet pluraliste që janë mbajtur në vendin tonë.

Bylykbashi thekson se raporti ka qenë më i ashpër vetëm në vitin 2001. Ai shton se OSBE-së i kishte ngelur vetëm të thoshte se nuk dërgojmë dot mision të huaj në Shqipëri. Për Bylykbashin, raporti dëfton po ashtu se demokracia po vdes përditë në vend.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

ODIHR: Para se gjithash, zgjedhjet jane per zgjedhesit!

Tashme, raporti per zgjedhjet e vitit 2001, me i keqi deri me ‎sot, eshte i dyti ne radhe pas ketij per 30 qershorin.

Nese ne 2009 kur kryeminister ishte Sali Berisha, sipas ODIHR “zgjedhjet arriten shumice derrmuese te standarteve te OSBE”, 10 vjet me pas kur kryeminister eshte Edi Rama, po sipas ODIHR “zgjedhjet u zhvilluan pa mbajtur ne konsiderate interesin e zgjedhesve”, se e vetmja zgjedhje qe u mbeti atyre ishte te merrnin pjese ose jo ne votim dhe se jane shkelur standartet themelore te OSBE-se per zgjedhje demokratike. Audry Glover ishte ne krye te ODIHR ne 2009, Audry Glover ishte edhe ne 2019.

Vetem ne dy raste raporti i ODIHR per 30 qershorin mund te ishte me i keq se kaq:

1- ODIHR te konstatonte qe Qeveria urdheroi ndalimin e zgjedhjeve;

2- ODIHR te deklaronte qe nuk do te çonte mision vezhgimi sepse ne Shqiperi nuk egzistojne kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme.

Me keq se kaq, demokracia vdes perfundimisht!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb