Se Serbia vazhdon të jetë në anën e agresionit ushtarak rus, kjo tregohet nga përkrahja që merr Kremlini nga nivelet e larta shtetërore të Beogradit.

Veçanërisht një gjë të tillë po e bënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”, raportojnë mediat kosovare.

“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter.

https://twitter.com/DanielS18352008/status/1543309244728066049?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1543309244728066049%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Faleksandar-vulin-perkrah-ushtarit-serb-qe-bart-simbolin-famekeq-rus-z%2F

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkan, pas Bjellorusisë në Evropë, që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi agresionin e paprecedent ushtarak në Ukrainë.

Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, simboli famëkeq “Z” shumë shpejt nisi të përdorej nga rusët si shenjë mbështetjeje për pushtimin ushtarak.

Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo Ambasadë u pati bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të largojnë këtë simbol nga muret e ndërtesave dhe makinat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: