Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një audiopërgjim të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, i cili dëgjohet duke dhënë direktiva të qarta gjatë kësaj fushate elektorale, teksa flet për çështjen e legalizimeve.

Lidhur me këtë audopërgjim ka ardhur dhe një reagim nga kampi opozitar, më konkretisht nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, e quan “skandal gjigant” audiopërgjimin e publikuar dhe tregon se rilindja ka në plan të gënjejë njerëzit për legalizime që s’do ua bëjë kurrë, e sipas tij, ata mbajnë peng qytetarët e varfër për t’u marrë vota.

“Skandal gjigand!Qeveri maskarenjsh, ja si genjejne qytetaret me vetedije per legalizimet!(AUDIO).
Degjojeni me veshet tuaj se si maskarenjte e rilindjes se Edi Rames me plan te qarte genjejne njerezit e thjeshte per legalizime qe nuk do tjua bejne kurre.
I mbajne qellimisht varur dhe i kthejne zyrat e shtetit ne zyra biznesi elektoral kriminal.
Rilindja e ka shume te qarte qe jane dhjetra mijra legalizime qe nuk do ti beje kurre, por i genjen dhe i mban varur qytetaret hallexhinj qe tu marre voten.
Ne 25 prill te nxjerrim jashte nga zyrat keta mashtrues te pacipe te qytetareve te thjeshte!”, shkruan Vasili.

Postimi:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb