TIRANË

Vazhdon seria e abuzimeve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me fondet e tenderave të majmë për ndërtimin e unazës se re të Tiranës. Skandali i radhës me lotin 2 të punimeve në unazën e lindore, do t’u kushtojë taksapaguesve rreth 2 milion dollarë më shumë, se oferta më e mirë.

Kështu në tenderin, plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, Loti 2, vlera limit ka qenë afro 9,9 milion dollarë, dhe fituesi duhej përzgjedhur sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto, ku pjesa e çmimit më të mirë zë pjesën kryesore.

Në garë kanë marrë pjesë 7 kompani dhe oferta më e leverdisshme është dhënë nga bashkimi i kompanive CURRI” SHPK & “BE – IS” SH.P.K me rreth 7,4 milion dollarë. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar, nga Evis Berberi ka shpallur fituese, kompaninë ‘Albavia’ me rreth 9,4 milion dollarë, plot 2 milion dollarë më shume se oferta më i mirë.

Për të arritur deri ketu ARRSH nuk ka skualifikuar vetëm oferten e klasifikuar si e para, por ka përjashtuar edhe tre oferta të tjera me të mira. Skualifikimet lidhen me sigurimin e ofertës, me përshkrimin e kapaciteteve mbajtëse të eskavatorit apo gjatësinë e autopompës në një rast.

Ndër të tjera një kompanie i është përcaktuar si kriter skualifikues edhe mungesa e certifikatave të sistemeve kundër zhurmës. E gjitha kjo listë i ka shërbyer arrsh për të vetmin qëllim, rrëzimin e ofertave më të mira se ajo fituese, ndërsa taksapaguesve shqiptarë do tu shkojë një afture 2 milion dollarë me e shtrejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb