Në orët e para të mëngjesit, rreth 200 persona në Serbi kanë ndjekur drejtpërdrejtë në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.

Infermierja e klinikës kishte transmetuar procesin e lindjes drejtpërdrejtë në rrjetin sociale Tik-Tok.

Mjaftoi ky veprim që qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashpër.

“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur Tik-Tokun, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve serbë.

Xhirimi dhe publikimi i lindjes së fëmijës është rreptësisht i ndaluar me Aktin e Kujdesit Shëndetësor, ndërsa drejtuesit e klinikës kanë deklaruar se dënojnë ashpër veprimet e infermieres dhe theksuan se ajo është pezulluar menjëherë dhe se ka nisur procedimi disiplinor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb