Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç deklaron se sot KESH ka shitur energji me 66€/MWh jashtë Bursës Alpex, ndërkohë që çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.

Ai e cilëson një skandal dhe thekson se drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen, ndërsa organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar.

Sipas tij, humbja është 1.3 mln euro.

POSTIMI I PLOTË
⚠️Skandal❗
KESH sapo ka shitur 67200 MWh me një çmim rreth 66€/MWh jashtë Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro.
Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh.
Nëse Kesh do shiste në bursen Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro!
❌Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar❗
Ps.Për reference keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb