LONDER-Ish-ministrat e Jashtëm britanikë, Jack Straw dhe Malcom Rifkind janë nën akuzë me dyshimin se kanë shfrytëzuar postet e tyre të privilegjuara për të favorizuar kompani private në shkëmbim të parave, njoftoi sot media britanike pasi gazetarë të infiltruar nga gazeta ”Daily Telegraph” dhe ”Channel 4” i kanë filmuar në ndërkohë që pranonin para për akses në zyrat e pushtetit.

Dy politikanët, njëri laburist dhe tjetri konservator, mohuan të kenë kryer ndonjë lloj krimi.

Në filmime, Straw tregonte se si kishte arritur të vepronte i fshehur dhe të përdorte influencën e tij për të ndryshuar rregullat evropiane në favor të një kompanie që e paguante 60 mijë stërlina në vit.

Ndërkohë, Rifkind mburrej gjatë filmimeve se kishte mundësi t’i krijonte gjithkujt kontakte me cilindo ambasador britanik në botë dhe se paga e tij për vetëm gjysmë dite pune ishte rreth 5 – 6 000 stërlina.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: