BRUKSEL

Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit.

Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal, përfundoi në orgji. Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze.

“Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë: “Policia pretendon të ketë gjetur një pilulë ekstazi, por nuk është e imja”.

Më pas deputeti kërkoi falje për shkelje e rregullave ndaj Covid-19. “Para se t’i kërkoj falje kolegëve dhe familjet sime, dua të them që më vjen shumë keq që shkelua rregullat anticovid”-tha eurodeputeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: