SARANDE– Skandal në qytetin antik të Butrintit. Edhe pse është e ndaluar çdo lloj ndërhyrje në ketë park arkeologjik i mbrojtur nga UNESCO punëtorë ndërtimi po kryejnë punime, madje duke shtruar edhe beton.

Gazetarët janë ndaluar për të hyrë në Butrint me urdhër nga drejtori i Parkut, por ‘BalkanWeb’ ka arritur të siguroje disa foto nga punimet të cilat po behën në akropolin e qytetit pranë Kullës veneciane, ndërtesa me e lartë në Butrint. Punëtorët janë munduar ta mbulonin duke vendosur disa barriera jeshile megjithëse kurioziteti i turisteve shuhej nga vrimat e rrjetës rrethuese.
butrint-7
Punëtorët janë kapur duke bërë beton me disa pajisje të vjetra dhe dukej si një kantier ndërtimi, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Shpresa Dine. Kjo ndërtesë ka qenë godinë e vjetër që përdorej nga ekspeditat si vend për të grumbulluar materialet e gërmimeve të ndryshme dhe është e mbështetur tek një trakt muri prehistorik që daton në shekullin 7-8 para Krishtit. Në ketë kantier nuk ka tabele për punimet, madje edhe punëtorët nuk dinë se për kë punojnë.
butrint-4
Thashethemet tregojnë aty do të bëhet një lokal me pronar nga Tirana. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se po planifikohet edhe një lokal mbi shkallet e amfiteatrit antik të Butrintit duke e çuar ne 2 numrin e lokaleve që do të ndërtohen në qytetin antik të Butrintit.
butrint-5
butrint-2
butrint
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: