Prokurorët ukrainas kanë arrestuar kreun e Gjykatës së Lartë të vendit për dyshimin se ka marrë ryshfet.

Arrestimi vjen një ditë pasi hetuesit specialistë thanë se kishin “ekspozuar korrupsionin në shkallë të gjerë” në gjykatë. Prokurorët nuk përmendën emrin e zyrtarit dhe thanë se atyre nuk u ishte dorëzuar ende zyrtarisht një “njoftim dyshimi”.

Sipas mediave lokale, kryetari i drejtësisë Vsevolod Kniaziev ishte arrestuar në lidhje me një ryshfet prej 3 milion dollarësh

Sakaq,  Oleksiy Goncharenko tha se ishte zyrtari më i lartë në historinë e vendit që u arrestua për ryshfet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb