TROPOJË

Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit Tropojë, përfshihet nga skandali, për shkak të veprimeve të kundraligjshme të gjyqtarit Sami Ujkashi, i cili me vendimet e tij anashkalon Gjykaten e Apelit. Mënyra sesi ky gjyqtar anashkalon Gjykatën e Apelit, bëhet nëpërmjet vendimit të ekzekutimit të përkohshëm.

Sipas avokates Joana Qeleshi, cdo gje nisi kur nje qytetare, coi ne Gjykate Spitalin Amerikan, duke kërkuar një dëmshperblim prej këtij instucioni, për dëmin e pretenduar.

Vendmarrja e gjyqtarit Sami Ujkashi ishte dëshmpërblim i pacientit në shumën 30 milionë lekë. Sipas avokates Qeleshi, vendimi i ekzekutimit të përkohshëm ishte në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe se kjo metodë vendimi përdoret në raste të vecanta, sic i parashikon kodi i procedurës civile.

Arsyet që ka përdorur gjyqtari Sami Ujkashi për të justifikuar vendimin lidhet me procesin e pandemisë dhe vettingun në drejtësi.

Sipas avokates Joana Qeleshi, vendimet e gjyqtarit Sami Ujkashi janë dhënë në menyrë të qëllimtë për të favorizuar palën që ka fituar gjyqin.
Gjyqtari i Gjykatës së Tropojës, Sami Ujkashi është një emër jo pak i njohur edhe për vetë drejtësinë, për shkak se në vitin 2009, një dosje penale është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, ku Ujkashi atëherë avokat, është akuzuar “për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.”

Por nuk mbaron me kaq, ishte pikërisht Gjytari Ujkashi i cili lejoi vazhdimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it të Valbonës, ndërkohë që punimet ishin pezulluar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Vlen të përmendet se ky gjyqtar ende nuk e ka kaluar procesin e vetingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb