KALIFORNI –Gjatë një koncerti punk mund të ndodhë gjithçka. Dhe pikërisht kështu ka ndodhur gjatë koncertit të grupit “Dead Kennedys” në Solana Beach në Kaliforni, ku pati skena të nxehta seksi.
Një fanse e çmendur e “Dead Kennedys” u ngjit në skenë e zhveshur, për të tërhequr vëmendjen e anëtarëve të grupit dhe më pas filloi të kryente seks oral me djalin që e shoqëronte. Ky moment i nxehtë i spektaklit u filmua nga pjesëmarrësit e tjerë në koncert, të cilët nuk ngurruan të publikonin fotografitë në rrjetet sociale.
“Për disa minuta të gjithë i kthyen sytë nga ajo që po ndodhte në skenë, duke larguar vëmendjen nga performanca e grupit. Më pas gjithçka u kthye në normalitet.”- deklaroi një dëshmitare.
Dy të rinjtë janë nxjerrë jashtë koncertit nga forcat e sigurisë, por tashmë skenat e tyre të nxehta po bëjnë xhiron e botës në internet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: