Kombëtarja e Anglisë është përfshirë nga një skandal në prag të sfidës kundër Islandës në Ligën e Kombeve. Të akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit islandez, Reykjavik, dy prej lojtarëve të përfaqësueses angleze kanë shkelur protokollin dhe masat anti-Covid të vendit pritës dhe UEFA-s.

Skysports Mason Greenwood Phil Foden 5089593
Skysports Mason Greenwood Phil Foden 5089593

Mason Greenwood dhe Phil Foden futën në hotel disa vajza për të festuar dhe si pasojë janë përjashtuar nga kombëtarja. Po ashtu, ata janë gjobitur edhe policia lokale me rreth 1500 euro secili. Kjo shifër nuk përbën asnjë problem për sulmuesin e Manchester United dhe mesfushorin e Manchester City, por pasojat në karrierën e tyre me skuadrën e “Tre Luanëve” mund të jenë të rënda. Dy lojtarët nuk ndihmohen as nga presioni i madh mediatik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të përditëshmet angleze nuk kanë qenë aspak të buta, teksa i cilësojnë ata si “Idiotë”. Sipas tyre, trajneri Sauthgate është “tërbuar” me sjelljen e futbollistëve dhe jo vetëm i ka përjashtuar nga kombëtarja, por edhe i ka turpëruar përpara pjesës tjetër të skuadrës. Si Greenwood ashtu edhe Foden kanë kërkuar publikisht falje, por pasojat mund të shtrihen përtej kombëtares. Sipas mediave angleze edhe klubet e tyre kanë paralajmëruar se do të marrin masa për futbollistët.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb