Sfida e luajtur dje në kampionatin kroat mes Hajdukut të Splitit dhe Rijekës ka prodhuar incidente të shumta që nuk kanë aspak lidhje me futbollin. Rezultati i takimit që përfundoi me shifrat 1-1, ishte shumë larg vëmendjes sportive pasi në fushën e blertë nuk mbizotëroi futbolli, por dhuna.

Një tifoz huligan, i maskuar, hyri në fushë me një copë hekur të gjatë në dorë, duke u përpjekur t’i godasë gjyqtarit kryesor.

Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë dhe takimi u pezullua për minuta të tëra, derisa situata u qetësua dhe ndërhynë forcat e rendit. Tifozi huligan, i pashqetësuar nga askush, hyri papritur në fushë dhe nisi të shkojë drejt gjyqtarit, që u largua me vrap. Lojtarët në fushë u përpoqën të vendosnin rregull, ndërkohë që u deshën rreth 90 sekonda derisa të ndërhynin forcat e rendit apo punonjësit e sigurisë në stadium.

Ndërkohë që në këtë takim, një tjetër gjest antisportiv nuk mund të mos binte në sy. Tifozëritë e të dy kahëve, kënduan gjatë ndeshjes kore raciste kundër serbëve,”vrsini serbët”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb