Peruja është përfshirë nga një skandal. Kryeministri i Perusë, Alberto Otárola është dorëhequr, pas publikimit të një audiopërgjimi, ku dëgjohej teksa i shprehte dashurinë një 25-vjeçareje dhe i premtonte asaj një punë në ministri. Skandali u përshkallëzua javën e kaluar kur një media peruane transmetoi audio të bisedave mes të dyve.

57-vjeçari Otarola ka mohuar akuzat, ndërsa ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjes. Sipas programit Panorama, i cili transmetoi për herë të parë audiot gjatë fundjavës, gruaja me të cilën dëgjohet duke folur Otarola është 25 vjeçarja Yazire Pinedo. Yazire Pinedo raportohet se ka marrë dy kontrata për punë në ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2023. Otarola ishte ministër i Mbrojtjes i Perusë deri në fund të vitit 2022, kur Presidentja Dina Boluarte mori detyrën dhe ai u promovua.

Në audiot, Otarola dëgjohet teksa i shpreh të resë dashurinë, ndërsa i sugjeron asaj që t’i japë një CV-në e saj. 25-vjeçarja tha për Canal N se kishte pasur më parë një marrëdhënie të shkurtër me të. Të dy kanë thënë se regjistrimet audio ishin nga bisedat në vitin 2021. Megjithatë, Presidenti Boluarte kërkoi që ai të kthehej herët nga një vizitë zyrtare në Kanada dhe kjo u pasua nga dorëheqja e tij. “Ata që kanë dashur gjithmonë që unë të largohem nga qeveria… as nuk kanë hezituar të editojnë një audio me qëllimin për të prishur imazhin tim”, tha Otarola në fjalimin e tij të dorëheqjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb