TIRANE – Skandal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e “News24”, shihet se si një i sëmurë transportohet pa barrelë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dje, kur një automjet ka transportuar një person të sëmurë deri tek hyrja e spitalit.

Ndërkohë më pas, sikurse shihet në videon amatore, i sëmuri i cili ishte në tokë pa ndjenja, është transportuar nga persona të tjerë deri në ambientet e brendshme të spitalit. Kjo për shkak se aty nuk ndodhej asnjë nga stafi i spitalit dhe as barrelë për ta transportuar dhe për tu kujdesur për të.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: