Furnizimi i trenave që nuk mund të kalojnë nëpër tunelet e rajoneve të Asturias dhe Cantabria, është kthyer në një skandal në Spanjë.

Menjëherë pas skandalit, nënsekretarja e Transportit të Spanjës dhe dorëheqjen. Qeveria spanjolle ka harxhuar rreth 250 milionë euro për ndërtimin e trenave.

Qeveria spanjolle pohon se gabimi u zbulua herët për të shmangur humbjet financiare. Megjithatë, rajoni i Cantabria kërkoi kompensim. Kompania Renfe i ka porositur trenat që në vitin 2020, por në 2021-shin prodhuesi CAF kuptoi se dimensionet që i ishin dhënë për trenat ishin të pasakta dhe e ndaloi ndërtimin.

Dy dorëheqjet u paraprinë nga shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë muajin e kaluar, njëri në (Renfe) dhe tjetri në kompaninë shtetërore të infrastrukturës hekurudhore (Adif), por këto rezultuan të pamjaftueshme për të shuar zemërimin e qytetarëve spanjollë për planifikimin e dobët dhe vonesa pasuese.

“Që nga momenti kur mësova për këtë çështje, bëra gjithçka që munda për të gjetur se çfarë ndodhi dhe për të gjetur një zgjidhje. Që në fillim kemi pranuar përgjegjësinë, kemi kërkuar falje, kemi pranuar gabimin dhe kemi vendosur përgjegjësinë. Kemi filluar edhe një auditim të brendshëm dhe kemi ngritur një grup pune për të gjetur një zgjidhje dhe për të përshpejtuar ndërtimin e trenave”, tha ministrja e Transportit e Spanjës, Raquel Sanchez.

Megjithatë, qeveria ka këmbëngulur deri më sot se gabimet u identifikuan përpara se të trenat dhe se nuki ka humbur asnjë nga paratë e spanjollëve. Sakaq, është shtuar se do të ishte problem nëse do të ndërtoheshin trena më të vegjël që nuk përmbushnin pritjet e udhëtarëve.

Përpara zgjedhjeve rajonale dhe bashkiake në fund të majit dhe zgjedhjeve të përgjithshme përpara fundit të vitit, Partia Popullore (PP) konservatore e opozitës u përpoq të paraqiste trenat si dëshmi të mëtejshme të qasjes së dobët të qeverisë ndaj politikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb