BELGJIKE- Policia në Belgjike ka pasur dijeni për vendndodhjen e terroristit të shumë kërkuar për sulmet e Parisit Salah Abdeslam, por nuk ia ka raportuar këtë njësisë antiterror.

Në këtë përfundim ka arritur një komision hetimor që kontrollon aktivitetin e policisë belge.

Skandali vijon edhe më tej kur raportohet se Salah mund te jete ndihmuar nga policia për t’u arratisur. Ndërsa rrjeti amerikan NBC njofton se dy vëllezërit El Bakraoui që hodhën veten në erë në Bruksel kishin qenë në listën e terroristeve potenciale në Shtetet e Bashkuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: