TIRANË

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu akuzon ministrinë e Kulturës për një aferë 10 milionë euroshe. Në një postim në “Facebook”, Shehu publikon fotot e xhamisë së Gjirokastrës, një prej xhamive sipas të cilit janë akorduar 10 milionë euro nga Turqia për riparimet në 5 xhami. Vetëm në atë të Gjirokastrës ishin vënë në dispozicion 1.5 mln euro.

Këto para, thotë Shehu do të adminstroheshin nga Ministria e Kulturës, por i gjithë ky fond iu dha nga ajo një kompanie të vetme nga Tirana, në formë të një monopoli.

Shehu shkruan më tej se në Xhaminë e Gjirokastrës nuk është konsultuar Komuniteti lokal, nuk janë respektuar as karakteristikat e asaj Xhamie me vlera historike shqiptare, duke devijuar prej tyre. “Po kështu punimet aty janë realizuar me një cilësi shumë të dobët (pllaka guri me llak), aq sa çfarë bie jashtë futet brenda, gjë për të cilën kubenë e kanë mbuluar me plastikë”, deklaron Shehu.

POSTIMI I PLOTË
Skandal Rilindas edhe me fondet për Xhaminë e Gjirokastrës!
Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit tek Komuniteti Mysliman i Gjirokastrës i Xhamisë mbas riparimit të saj, gjendja është e mjerueshme.
Për riparimin e asaj xhamie monument kulture, ishin vënë në dispozicion 1,5 mln euro, ndërsa në total së bashku me riparimet dhe në 4 xhami të tjera, në Tiranë, Shkodër, Berat e Elbasan bëhen 10 M E, donacion nga Turqia ky, por nën administrimin e Ministrisë sonë të Kulturës.
I gjithë ky fond iu dha nga ajo Ministri një kompanie të vetme nga Tirana, në formë pra të një monopoli.
Në Xhaminë e Gjirokastrës për punimet e së cilës nuk është konsultuar Komuniteti lokal, nuk janë respektuar as karakteristikat e asaj Xhamie me vlera historike shqiptare, duke devijuar prej tyre.
Po kështu punimet aty janë realizuar me një cilësi shumë të dobët (pllaka guri me llak), aq sa çfarë bie jashtë futet brenda, gjë për të cilën kubenë e kanë mbuluar me plastikë!!!
Duhet theksuar se të gjitha punimet janë realizuar në fshehtësi nga firma e nga Ministria, jo vetëm duke i penguar kategorikisht drejtuesit e Komunitetit vendas për t’i kontrolluar ato, por as dhe t’i vëzhgonin!
Kjo situatë anormale ka ngjallur shqetësime të mëdha, duke krijuar me të drejtë tashmë reagime e rezistencë për marrjen në dorëzim të objektit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb