Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij përballen me akuza për shfrytëzim seksual nga modelë të rekrutuar në evente që ata organizonin në mbarë botën.
Një hetim i BBC-së zbuloi se një rrjet i organizuar përdorte një ndërmjetës për të gjetur të rinjtë dhe i lidhte me Mike Jeffries dhe Matthew Smith.
Sipas raportit të BBC-së, 8 meshkuj kanë akuzuar ish-CEO-n për shfrytëzim seksual, por nga ana tjetër, çifti ka mohuar të gjitha akuzat.
Mike Jeffries transformoi A&F nga një prodhues të dështuar, në një kompani me vlerë miliarda dollarësh që shiste të brendshme për meshkujt në pothuajse gjithë botën.
(BalkanWeb)