Një skandal trukimesh trondit futbollin grek. Sipas mediave lokale, Olympiakos akuzohet se ka fiksuar rezultatin e ndeshjeve dhe për këtë arsye rrezikon zbritjen nga kategoria. Sfida e “inkriminuar” është ajo e 4 shkurtit 2015 kundër Atromitos, që gjithashtu rrezikon shumë. Pork a edhe ndeshje të tjera të dyshuara. Olympiakos akuzohet se “ka paracaktuar rezultatin me qëllim përfitimin nga bastet”. Sipas rregullores parashikohen sanksione shumë të rënda: zbritje nga kategoria, 3 milion euro gjobë dhe përjashtim përjetë nga aktivitetet sportive.

093602349 6569a3f9 2115 48c1 90c2 Ac79a1a721d0
093602349 6569a3f9 2115 48c1 90c2 Ac79a1a721d0

Ky skandal pritet të trondisë jo vetëm klubin e Pireut, port ë gjithë futbollin helen. Përveç presidentit të Olympiakos Evangelos Marinakis, në hetimin e Komisionit të Etikës në Federatën Greke janë përfshirë edhe 28 perona të tjerë. Po ashtu, në dyshim janë edhe skuadra të tjera. Sipas mediave po hetohen përballjet Veria–Olympiacos (1-2-2015), Veria–OFI (17-1-2015), OFI–Panathinaikos (15-2-2015), Asteras Tripolis-Olympiacos (1-11-2014) dhe Olympiacos–Atromitos (4-2-2015).
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb