Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook”, shkruan se shteti i Rilindjes është bërë kundër fermerit në Kavajë.

Vasili thekson se Rilindja i ka shkaktuar vetëm problematika fermerit Safet Shehi në Karpen, duke shtuar se dënimi me votë ndaj Rilindjes më 25 prill, është detyrë kombëtare.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

SKANDALI!!

Shteti dhunshem dhe mizor i rilindjes kunder fermerit te thjeshte e te sakrifikuar Safet Shehi në Karpen të Kavajës.

Në muajin janar, Safet Shehit i ngordhën me shume se 10 krerë bagëti.

Shkak u bë vendosja e linjës së tensionit të lartë 6 mijë volt mbi hapësirën e banesës së tij.

Pas me shume se dy muajsh sorollatje dhe denoncimesh në dyert e policisë, ministrisë së Bujqësisë dhe njësisë administrative Synej, nuk ju dha asnje zgjidhje.

Por “papritmas” pas me shume se dy muajsh policia e Kavajës ka shkuar në banesën e Safet Shehit pa paraqitur asnjë dokument për të hequr me dhunë bagëtitë e ngordhura që ishin ne pronen e Safet Shehit dhe qe ishin prova e vetme për të vërtetuar dëmin e shkaktuar nga vendosja e linjës së tensionit të lartë në oborrin e tij.

Sefer Shehi tregon se përveç ngordhjes së bagëtive i rrezikohet dhe jeta e familjes së tij.

Ai kërkon nga shteti të marrë përgjegjësitë dhe ta dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar si dhe të marrë masa ndaj atyre që agresuan shtëpinë e tij pa asnjë urdhër.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme dhe vajzën e Sefer Shehit, pas asnjë mandat shoqërimi dhe urdhër dhe ku siç shihet edhe nga pamjet ka terrorizuar atë dhe të gjithë familjen.

Kjo eshte rilindja dhe clirimi prej saj ne 25 prill eshte detyre per cdo qytetar.

#NDRYSHIMDHENDËSHKIM

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: