Wayne Rooney pak kohë më parë pushtoi mediat dhe përkundër asaj që pritej nuk ishte për arritjet e tij në futboll apo për golat e shumtë që shënonte, por për skandalet e njëpasnjëshme. Si fillim tradhtia ndaj bashkëshortes dhe më pas aksidenti i frikshëm me makinë ndikuan jo pak në jetën e anglezit.

Në një rrëfim për “Mirror” Rooney ka treguar se është penduar dhe se ka zhgënjyer fëmijët.

“Kam kuptuar menjëherë se kisha bërë një budallallëk dhe se duhej të vazhdoja përpara. Nuk është një gjë e bukur, kam fëmijë dhe nuk është e lehtë për ata të shikojnë një gjë të tillë, për këtë arsye po kërkoj të vazhdoj përpara dhe të mësoj nga kjo”, ka thënë Rooney.

“Të mësoj nga ajo që po bëj. Kam bërë një gabim dhe kam zhgënjyer fëmijët.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: