TURQI – Ylli i kinematografisë turke, i njohur nga seriali ‘’Ezel’’ duket se po korr akoma më shumë sukses pas skandalit të fundit, që vitin e kaluar tronditi Turqinë, aksionin që rezultoi me arrestimin e një numri të madh të personaliteteve publike. Kenan Ýmirzalýoðlu ka pak ditë që ka nënshkruar një kontratë të re, por këtë herë nuk ka të bëjë aq me aktrimin, sesa me marketingun. Ai do të jetë imazh kryesor i një kompanie gjigante për disa vite me radhë dhe për këtë punë do të fitojë jo më pak se 1.5 milionë dollarë, buxhet ky që rrallë mund t’i ndahet një personazhi të njohur, por duke e parë popullaritetin e tij në vend dhe rajon, kompania ka menduar se ia vlen barra qiranë që të ketë në kontratë Kenanin. E, më anë tjetër, ai javën e kaluar gjithashtu ka qenë në shënjestër nga shtypi rozë turk, pasi është kapur mat në orët e hershme të mëngjesit teksa ishte në makinë me një nga femrat më seksi atje, Sinem Kobal. Ngjarja ka ndodhur më 18 janar, në kohën kur Kenan kishte mbaruar xhirimet e fundit të serialit ‘’Karaday’’ dhe ishte përshëndetur me kolegen e tij Berguzar Korel e më pas ishte futur në makinën e Sinem Kobal. Paparacët e kanë ndjekur nga pas, por ka qenë e kotë, sepse për shkak të shpejtësisë nuk kishin arritur të mësojnë drejtimin se nga shkon çifti. I pyetur më pas rreth aludimeve se mos ai dhe Kobal janë në lidhje dhe të dashuruar, Kenani është përgjigjur: ‘’E shoh se njerëzit janë të mërzitur nga lajmet e ndryshme që dalin gjithmonë për punën time dhe të kolegëve të mi e gazetarët e kanë të domosdoshme që të nxjerrin ndonjë miniskandal apo të më lidhin me ndonjë femër për të bërë sensacion. Unë thjesht dua të kaloj kohën me ata njerëz që mendoj se vlejnë. Sikur edhe dikush të jetë kundër kësaj, jam i dashuruar, por në mënyrën time dhe besoj se më kuptoni që, kur njeriu është i dashuruar, mendon se i di të gjitha e në fakt nuk di asgjë. Femrat duan të na kenë në kontroll gjithmonë, por unë këtë luks nuk ia lejoj askujt (qesh)’’, kjo ka qenë përgjigjja e aktorit të famshëm turk.
(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: