TIRANE – Thellohet skandali i ministrit Ahmetaj me ftesën “false” për investitorët e huaj. Gazeta “Panorama” shkruan sot se Ministri i Ekonomisë ka qenë në dijeni, të paktën kështu e përcakton vendimi për funksionimin e ministrisë së tij, për gjelbërimin e autostradës. Por, edhe pse ka qenë në dijeni, sërish ka publikuar në thirrjen e tij për investime zgjerimin e rrugës me tri korsi nga çdo anë. Kjo është një tallje shtetërore me investitorët, ose një tallje e madhe me paratë e shqiptarëve. Në të dyja rastet, ministri është përgjegjës, si për mashtrimin, ashtu edhe për investimin që mund të shkojë dëm.
ÇFARË KA NDODHUR
Në buletinin për investitorët e huaj, të publikuar në anglisht dhe të firmosur nga Ahmetaj, ministri kërkon nga firmat e huaja të investojnë për zgjerimin me tri korsi të autostradës Tiranë­Durrës. “Një zgjerim i autostradës Tiranë­-Durrës, që përfshin tri kalime në secilën anë. Kjo kontratë ka një vlerë mes 100­120 milionë euro”, thuhet në kapitullin e buletinit të Agjencisë së Investimeve të Huaja për vitin 2014. Por, ndërkohë që Ahmetaj firmos thirrjen dhe jep si mundësi investimi
zgjerimin e autostradës, në të njëjtën kohë qeveria planifikon dhe vendos të gjelbërojë, mbjellë pemë dhe të pamundësojë zgjerimin e rrugës. Të gjithë i shikojnë palmat që janë mbjellë anash rrugës Tiranë­Durrës dhe pamundësinë e zgjerimit të saj. Duket si përplasje institucionesh, por realisht nuk është kështu. Kuptohet që qeveria ka disa ministra dhe ndoshta mund të mendohet se secili po vepron në interes të tij. Pra, Ahmetaj të ftojë investitorët për zgjerimin e rrugës, ndërsa (në rastin konkret Kryeministri) të kërkojë mbjelljen e palmave apo pemëve të tjera që nuk e mundësojnë një gjë të tillë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: