Stafi i festivalit më të madh të muzikës në Evropë, Eurovision, ka dhënë dorëheqjen pak muaj para kompeticionit.

21 anëtaret e ekipit organizativ dhanë dorëheqjen, por sipas ekipit ukrainas të Eurovision ata ishin të zhveshur nga përgjegjësitë në dhjetor, kur një shef i ri u emërua në komitetin organizator.

Sipas letrës të dorëheqjes, ata kanë thënë se ishin “tërësisht të bllokuar” nga marrjen e vendimeve në lidhje me shfaqjen.

Lidhur me këtë, themeluesi i Eurovizionit ka thënë se transmetuesi publik i Ukrainës duhet te arrije t’i kryeje te gjitha përgatitjet me kohë, pavarësisht trazirave. Mësohet se së bashku me ekipin organizues dorëheqje kane dhënë edhe dy producentë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: