NGA JETON SELIMI

Një akuzë shumë e rëndë që lë të hapura shumë dyshime rreth ngjarjes: disa hacker, sipas të gjitha gjasave rusë, kanë arritur të thyejnë serverin e sajteve amerikane. Por kësaj radhe jo Hilari Klintonin. Sulmi ka qenë ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingurt (WADA), ndërsa pak më pas kanë shpërthyer “bombën”.

Disa kampionë amerikanë kanë justifikuar me certifikata prezencën e vlerave anormale të testeve të anti-dopingut në vigjilje dhe gjatë Lojërave të Rios. Në thelb, kanë “përdorur rregullisht substance të palejuara të justifikuara me certifikata të aprovuara apostafat për përdorim terapeutik”.

Emrat
Emrat e publikuar janë të rëndë. Përfshihen motrat Uilliams dhe talent i gjimnastikës Sajmon Bajls (katër medalje ari në gjimnastikë), tek ylli i basketbollit të femrave, Elena Delle Donne. Hacker-at kanë postuar më pas dokumente të marra në sektorin “confidential” të WADA-s, ku flitet për marrje substancash “të shpjeguara” nga vetë atletët me certifikata mjekësore. Në rastin e Bajlit, flitet për përdorim amfetamine “me recetë”.

Certifikatat
Çështja e certifikatave mjekësore të prodhuara nga sportistët për të “shpjeguar” vlera të larta të substancave të palejuara në anti-doping, është kontroverse. Shpesh certifikatat janë pranuar, herë të tjera jo dhe kjo gjë ka sjellë pezullime dhe dënime nga aktiviteti në mënyrë të çrregullt.

E vërteta është se shpesh një certifikatë mjekësore që shpjegon nevojshmërinë e përdorimit të një substance, është përdorur për të fshehur pikërisht produktet e palejuara. Rasti i Medoniumit që kishte përdorur Sharapova është ekzemplar. Po tani? Duhet verifikuar gjithçka. Tani është WADA ajo që është thirrur për të dhënë një përgjigje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: