Futbolli në Angli në muajin nëntor u përfshi nga skandalet seksuale që shumë prej futbollistëve me ekipet e moshave ishin të përfshirë, duke u bërë viktima të këtij abuzimi. Duket se kësaj historie fundi i është larg dhe sa vjen e po bëhet më e madhe.

Këtë herë janë bërë protagoniste 5 klube londineze të cilat priten të përfshihen në hetime. Bëhet fjalë për Arsenal, Chelsea, Crystal Palace, Tottenham dhe West Ham, të cilat iu bashkohen 3 klubeve nga Championship, divizioni i dytë i kampionatit anglez.

Policia britanike ka bërë të ditur se ka marrë 225 denoncime për abuzime nga 77 klube të ndryshme, 66 nga të cilat janë në nivelin amatorial. Në fillim të këtij muaji, policia bëri të ditur se u identifikuan 184 raste të dyshimta të abuzimeve me minorenë me 526 viktima, duke shtuar se edhe disiplina të tjera sportive janë të përfshira në këtë skandal.

Autoritetet britanike i nisën hetimet në lidhje me këtë skandal, pas deklaratave të Ëoodëard në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur pranoi se kur ishte ende në moshë të mitur u bë viktimë e abuzimeve nga trajneri i skuadrës së të rinjve Berry Bennell, i cili më pas u dënua për pedofili.

Denoncimet e tij kanë të bëjnë më abuzimet që janë kryer në vitet 80, kur Ëoodëard ishte pjesë e skuadrës së Creëe Alexandra. Ish-mbrojtësi me deklaratën e tij nxiti dhe ish-futbollistë të tjerë që të flisnin hapur për këto abuzime, gjë që rezultoi thelbësore për hetimet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb