Senati i Italisë ka votuar “kundër” dhënies së autoritetit ndaj prokurorëve në Sicili për të vijuar hetimet për një rast të rrëmbimit të dyshuar ndaj një anijeje me emigrantë nga ana e ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini.

Skandali u publikua nga mediat italiane e ato botërore dhe u shënua vitin e kaluar. Salvini nuk lejoi që në brigjet italiane të zbarkojë një anije të quajtur “Diciotti” me mbi 100 persona në bord, duke i lënë ata në det të hapur për disa ditë, shkruan “Ansa”.

Rezultati paraprak i votimit tregon se Senati nuk do që të kryen hetime ndaj Salvinit, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër dhe lider i Legas. Senati nuk dëshiron që Salvinit t’i hiqet imuniteti parlamentar.

Më herët, Salvini kishte deklaruar përpara Senatit se nuk ndihet fajtor dhe se ka mbrojtur interesat e kombit italian.

“Unë deklaroj publikisht në këtë Senat se kam mbrojtur interesat e popullit italian. Edhe sikur të paraqitem në gjyq, unë do të them se kam mbrojtur interesin e Italisë, kombin tim, Kushtetutën dhe territorin e shtetit italian”, u shpreh Salvini. Nga Lëvizja Pesë Yjet, shumica e parlamentarëve votuan kundër zhbërjes së mandatit për Salvinin, por kishte edhe zëra kritikë.

(d.xh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: