Dy video të tjera publikohen nga skandali i blerjes se votave në Vorë. Në dy video të ndryshme shfaqen dy banorë të zonës, të cilët pranojnë se kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës.

Në videon e parë shfaqet shtetasi Shpëtim Beqja, i cili pranon se ka marrë 100 mijë lekë të vjetra nga kryetari i shtabit elektoral të PD në lagjen “Vore e Re”, njëkohësisht anëtar i KZAZ me profesion mësues.

Gazetari: Çfarë lidhje ke ti me Ymer Kodrën se nuk e kuptoj?

Qytetari: Më thirri hajde këtu

Gazetari: Kush të thirri mor burrë?

Qytetari: Ymeri

Gazetari: Kodra?

Qytetari: Po, e kam çun halle, po më thirri hajde këtu. Ça të them unë!

Gazetari: Po çfarë të tha pastaj?

Qytetari: Po asgjë ore, ndenjëm çerek ore, gjysmë ore

Gazetari: Po të dha ndonjë lekë? Po normal të ka dhënë ndonjë lek.

Qytetari: Po, 100 mijë lekë një kafe, 100 mijë lekë një kafe

Në videon e dytë Abedin Kurti, banor i Vorës pranon se i kanë dhënë 100 mijë lekë tek zyrat e firmës private të kryetarit të bashkisë Fiqiri Ismaili, para këto që i ka prishur më pas.

Qytetari: I nxori dy 50-she dhe ia futi në procesverbal, tak dhe ia futi!

Gazetari: Ty a ti morën lekët? Se ti s’ke pas lekë? Tjetrin e kanë kapur me lekë në dorë.

Qytetari: Më tha mua, më tha nxirri lekët

Gazetari: Tjetrin e kanë kapur me lekë në dorë.

Qytetari: Më tha nxirri lekët

Gazetari: Sa ka dalë tjetri e kanë kapur për krahu, ku ishe? Këtu Brenda. Ça bëre? Më dha 100 mijë lekë ai. Pse ti dha? Për vota?

Qytetari: Më tha mua ai drejtori, lekët ku i ke? I thashë, lekët i kam bërë, një thes mielli 25 kg, 20 i pata blerë mish e shkova ia çova se më vinte tek dera, ndërsa 50 mijë i kam bërë birrë e raki e mish e patate. Tani i thashë me m’vra se veç lekët e punës. Lekët e punës i thashë mua më heqin në vend.

Këto janë provat e tjera të shitblerjes së votave në për zgjedhjet lokale në bashkinë Vorë, Më herët News24 denoncoi shtimin e listave fiktive, pagesat mujore për kontrata fiktive banimi si dhe dëshmitë e qytetarëve se kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra nga kryetari aktual i bashkisë së Vorës në këmbim të votës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb