Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur në lidhje me investigimet e fundit dhe zbulimin e skandalit të korrupsionit në dogënën e portit të Durrësit, teksa tha se është një ngjarje e trishtë që tregon dekompozimin e qeverisjes dhe një arrogancë të saj.

Ai foli ehe për projektin e Portit të Durrësit, për të cilin deklaroi se aty ku ka akuza lind edhe dyshimi i cili sipas tij duhet të shqetësojë SPAK dhe të sjellë një hetim mbi çështjen.

“Unë i kam ndjekur denoncimet, janë ngjarje të trishta që flasin për një dekompozim të qeverisjes, një arrogancë që shprehet në mënyra të ndryshme por që ja lejojnë vetes duke parë dobësinë e opozitës. Drejtësia është në provë në këtë rast, nuk ka shumë justifikime për ngjarjet e fundit. Është e pafalshme nëse ata nuk hetojnë thellë për akuzat e mediave.

Kryeministri mund ta ketë dhe strategji komunikimi dhe prodhon ngjarje të tjera për të hequr vëmendjen, kujtesa kolektive kështu shkurtohet, është strategjia e tij, ai duhet të prononcohej. Drejtësia po ashtu duhet të reagojë dhe të marrë verdiktin.

Unë nuk jam i specializuar në çështje ekonomike, por ka shumë akuza mbi të, dhe ku ka akuza gjithmonë shtohet dyshimi. Nuk duhet të prevalojë dyshimi te çdo investim. Nëse këto indicie duhet të shqetësojnë drejtësinë SPAK të hyjë me forcë pasi bëhet fjalë për një investim mjaft të madh që do sjellë shumë ndryshim në qytet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: