BRITANI-Një investigimi i agjencisë britanike BBC ka zbuluar dëshmitë që detajojnë se çfarë ka ndodhur me 10 milion $ e dërguar nga FIFA për llogaritë e kontrolluara nga ish¬zv/presidenti Jack Warner.

Paratë, të cilat janë dërguar në emër të Afrikës së Jugut, kishin për synim të përdoreshin në një program për diasporën e vendit afrikan në vendet e Karaibeve, në Amerikën Qendrore. Por, disa dokuemente zbulojnë se Warner i ka shfrytëzuar këto pagesa për tërheqje “cash”, huadhënie personale dhe për pastrim parash, shkruan sot BBC. 72¬vjeçari, i cili është akuzuar nga Byroja Federale e Investigimit (FBI) për korrupsion, i mohon të gjitha akuzat, duke mos pranuar të ketë bërë ndonjë gjë të paligjshme. Dokumentet e zbuluara nga BBC tregojnë me detaje tre transferta brenda rrjetit të bëra nga FIFA. Në të treja ato – transaksione të kryera më 4 janar, 1 shkurt dhe 10 mars të vitit 2008, – shuma totale arrin në 10 milionë dollarë, të transferuara nga llogaritë e FIFA¬s drejt llogarive të vendeve anëtare të CONCACAF, organizmi më i lartë drejtues i futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore, që kontrollohej prej Jack Warner, si president i CONCACAF¬it. Paratë në fjalë ishin premtuar nga Federata e Futbollit të Afrikës së Jugut për të ashtuquajturën program për “trashëgiminë në diasporë”, për të zhvilluar futbollin në Karaibe. Dokumentet në fakt tregojnë sesi janë shpenzuar paratë dhe si janë transferuar më pas. Rrjeti i supermarketeve “JTA” në Trididad dhe Tobago ka përfituar 4 milionë e 860 mijë dollarë nga llogaritë e FIFA¬s.

Paratë janë paguar pjesë¬pjesë nga janari 2008 deri në mars 2009. Shuma më e madhe është kryer në shkurt të 2008¬s, me plot 1 milion e 350 mijë dollarë. Shuma të mëdha parash janë përdorur për të paguar kartat e kreditit dhe kredi personale, raporton BBC Prokurorët amerikanë thonë se paratë, më së shumti i janë kthyer mbrapsht Warnerit në monedhën lokale. BBC publikon gjithashtu edhe detaje të hetimit ndaj Brent Sancho, ministër i Sporteve dhe ish¬futbollist i Trinidad dhe Tobago. Në dokumente vërehet gjithashtu se 360 mijë dollarë nga paratë e FIFA¬s janë tërhequr nga persona të lidhur me Warnerin. Rreth 1,6 milionë dollarë janë shfrytëzuar për të shlyer kartat e kreditit dhe huatë personale të marra prej ish¬zëvendëspresidentit të FIFA¬s; ku huaja më e madhe kapte shifrat e 410 mijë dollarë, e marrë për veten e tij, ndërsa pagesa më e madhe me kartë krediti ka qenë 87 mijë dollarë. Jack Warner është njëri prej 14 personave të akuzuar nga prokurorët amerikanë të skandalit më të fundit të korrupsionit në FIFA. Ai është dorëhequr nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA¬s dhe nga të gjitha angazhimet e tjera me futbollin në vitin 2011, për shkak të pretendimeve se ai kishte dhënë ryshfet ndaj federatave të vendeve të Karaibeve.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: