Pas korrupsionit të rëndë, Parlamenti Evropian ka vendosur të rishqyrtojë udhëtimet e padeklaruara nga ligjvënësit dhe pjesët e legjislacionit që mund të jenë ndikuar në mënyrë të padrejtë si rezultat i skemës së supozuar të favoreve.

Ngjarja shkaktoi një stuhi politike në të gjithë Brukselin dhe më gjerë, ndërsa lajmi u bë i ditur nga presidentja Roberta Metsola.

Në një intervistë për Euronewsm Metsola u shpreh se: “Ne po shqyrtojmë gjithçka. Po shqyrtojmë udhëtimet që janë miratuar, ato që nuk janë deklaruar. Po shohim procesin e paraqitjes së amendamenteve, afateve kohore, mënyrën se si negociohen rezolutat.”

Hetimi i nisur nga autoritetet belge ka hedhur dritë mbi punën e kaluar legjislative, duke përfshirë një votim të komisionit në fillim të dhjetorit që miratoi liberalizimin e vizave për Katarin dhe Kuvajtin, si dhe një sërë vizitash me pagesë të ligjvënësve të shumtë evropianë në rajonin e Gjirit.

Këmbanat e alarmit në “sferat e mundshme të ndikimit duhet të fillojnë të bien më herët”, ka theksuar më tej Mesola.

Zbulimet e fundit e kanë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme fushën e hetimit, duke përfshirë potencialisht dy eurodeputetë të tjerë nga grupi socialist, Marc Tarabella dhe Andrea Cozzolino, si dhe zyrtarë të inteligjencës dhe diplomatikë nga Maroku.

Si Katari ashtu edhe Maroku i kanë kundërshtuar fuqishëm pretendimet.

Një tjetër eurodeputete socialiste, Maria Arena, e cila nuk është akuzuar dhe as arrestuar, dha dorëheqjen këtë javë nga posti i saj si kryetare e nënkomisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, por që janë mohuar nga ana e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb