Mes 333 politikanëve të përfshirë në skandalin “Pandora Papers”, rezulton të jetë edhe një shqiptar. Ka qenë një rrjet gazetarët investigativë ata që zbuluan skandalin në fjalë me mijëra dokumente, ku del në pah se si liderë botërorë dhe miliarderë kanë fshehur pasuritë në parajsa fiskale. Mes të implikuarve, është dhe një politikan shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet e ditur, ndërkohë që ai rezulton se ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale.

Po ashtu, në sajtin në fjalë rezultojnë të përfshira në këtë skemë edhe 13 kompani, me pronarë në Shqipëri. Investigimi i “Pandora Papres” ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Llogaritë offshore shpesh herë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit. Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DË, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Dokumentet e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb