Nis hetimi ndaj ish-kryeministri britanik Boris Johnson për skandalin ‘PartyGate’ për thyerjen e rregullave të Covid-19.

Mediet britanike shkruajnë se, Johnson është dërguar në polici nga Zyra e Kabinetit të qeverisë mbi akuzat e reja lidhur me thyerjen e rregullave gjatë pandemisë Covid-19.

Zyra e Kabinetit, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e funksionimit të qeverisë, tha se kishte bërë një referim te dy forcat e policisë rajonale bazuar në informacionin e zbuluar gjatë përgatitjes së parashtresave për një hetim publik mbi pandeminë.

“Informacionet dolën në dritë gjatë procesit të përgatitjes së provave për paraqitje në hetimin për Covid. Ai u identifikua si pjesë e shqyrtimit normal të zbulimit të dokumenteve potencialisht të rëndësishme që po ndërmerrte ekipi ligjor për dëshmitarët hetimor”, tha një zëdhënës britanik.

Provat e reja tregojnë për vizitat të shumta në një rezidencë e cila vihej në dispozicion të zyrtarëve të qeverisë në detyrë gjatë pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb