LEZHË- Kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gazetari Pjetër Gjini raportoi për “BalkanWeb” se seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë do të nisë ditën e hënë në orën 09:00 ku do të vendoset nëse Frrokaj do të gjykohet në paraburgim apo i lirë.

Po kështu nesër do të jepet masa edhe për 12 zyrtarët e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Gjykata ka dhënë më herët “arrest me burg” në mungesë për Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë, masë që u ekzekutua ditën e premte më 16 mars, ndërsa kreu i bashkisë së Lezhës, nënkryetari dhe zyrtarët e tjerë vendorë u arrestuan nga efektivë të krimit ekonomik të Lezhës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb