Kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij t parë ndaj publikimit të rrogave e të dhënave personale për mbi 630 mijë qytetarë, ka thënë se kemi të bëjmë me një infiltrim të brendshëm dhe jo me një sulm kibernetik.

Rama tha më tej se objektivi i tyre është për të forcuar muret mbrojtëse dhe të mbrohen nga sulmet kibernetike në institucionet që janë të ekspozuara ndaj saj. Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësit të identifikohen e të vendosen përpara përgjegjësisë.

“Dëshiroj të sqaroj se këtu kemi me të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj. Analizat paraprake ngjan shumë më tepër se ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm se sa nga infiltrimi i jashtëm nga sulmi kibernetik. Nuk jemi as të parët e as të fundit. Nëse i referohemi vetëm periudhës së fundit kohore ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende, që nga SHBA, në Rusi, Kanada.

Kjo është një sfidë e re e kohës. Nga ana tjetër dua të theksoj një fakt të rëndësishëm. Sot qytetarët dëshirojnë të dinë se sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë të ndërveprimit digjital që rastin konkret me sistemin e tatimeve, kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë se sa 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të BE dhe ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë qysh në krye të herës administratorë të këtij sistemi. Në asnjë mënyrë për të hedhur hije dyshimi, po për të thënë që ky sistem apo ndonjë sistem tjetër i përkasin një trashëgimie që po punohet vijimësisht. Kjo nuk është diçka e lehtë për t’u bërë, ndaj kam ardhur këtu me drejtoreshën e AKSHI-t, se ajo disponon të gjitha njohuritë kompjuterike.

Ne jemi të ekspozuar siç janë të gjithë të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike. AKSHI që është një institucion që funksionon me tre shtylla, programimin dhe përmbajtjen e sistemeve, kërkimin shkencor, kjo në funksion të programimit dhe mbrojtjes kibernetike dhe përballet në mënyrë të përjasvshme me sulme kibernetike që nuk bëhen publike. Ne po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane për të përfshirë këtë sistem një prej forcave kibernetike. Ne jemi të lumtur me rezistencën e sistemeve digjitale të dy kompanive shumë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike. Analiza paraprake tregon që një sulm kibernetik është minimal, për të mos thënë zero dhe një ndërhyrje nga brenda në sistem, infiltrimi është shumë i lartë. Përforcimi i mureve mbrojtëse sistematike në këtë rast duhet bërë një hetim i thellë, me ekspertë ë fushës dhe të thërriten e të pyeten e të merren në hetim të gjithë inspektorët që kanë akases në sistem. Ky është sistem i hapur, sistem pune, e nuk mund të shihet ndryshe”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: