Pas “puçit” te ndryshimit te kushtetutes pak muaj para zgjedhjeve te fundit, pa debat me opoziten qe nuk egzisonte ne parlament , pushteti i Edi rames po e vazhdon lojen e tij autoritare duke votuar sot serish nje ndryshim te ri kushtetutes pa ndonje debat publik perveç se nje « rrahje mendimesh » me faktorin nderkombetar i cili nuk votohet ne zgjedhje ne Shqiperi…

Ndryshimi i rradhes se Kushtetutes Shqiperise qe po kthehet ne nje fletushke ordinere me keto amendime te njepasnjeshme, ka te beje me zgjatjen e veprimtarise se organeve qe realizojne vetingun (kontrollin) e pastertise se figures se personelit te drejtesise te Republikes se Shqiperise (gjyqtare e prokurore) ne ate qe njihet rendomtazi nga opinion publik si Reforma ne drejtesi. Si shume organe te tjera te larta me veprimtari te perkohshme, dhe keto organe te vetingut kane nje date lindje dhe nje date skadimi pasi kur eshte kontrolluar i gjthe personeli i drejtesise nuk ka me misione per keto organe. Fatmiresisht kushtetuta e Shqiperise e parashikon zevendesimin e ketyre organeve diten kur u skadon afati nderkohe qe misioni i tyre, kontrolli i pastertise se gjithe prokurorve dhe gjyqtareve ende s’ka perdunfuar. Ne vend te tyre jane dy institucione te tjera te larta te drejtesise qe e marrin stafeten per te vazhduar vetingun.

Por pushtet gati dhjetevjeçar i Edi Rames ka vendosur mos ta zbatoje ligjn kushtetutes qe ai vete ka votuar me 2016 , dhe po i hyn procedures se rende te ndryshimit te kushtetutes per t’ua zgjatur afatin organeve aktuale te vetingut nderkohe qe ne « stolin e rezervave » presin mire e bukur dy organe te tjera ashtu sic e ka parashikuar Kushtetuta. Atehere pse nuk zbatohet Kushetuta por modifikohet ne « çastet e fundit » sipas oreksit apo interesave te mazhorances ? Pak a shume si ata diktatoret ne Afrike qe pasi kane votuar vete nje kushtetute qe parashikon vetem dy mandate presidenciale , ne fund te mandatit e ndryshojne kushtetuten per t’ja zgjatur jeten pushtetit te tyre, nderkohe qe fare mire nje tjeter president mund t’i zevendesoje demokratikisht. Kjo eshte pak a shume ajo qe po ben Edi Rama, u zgjat mandatin organeve qe u ka mbaruar mandati . Kjo u duhet denoncuar me ide te thjeshta shqiptareve te cilet po mbahen enkas ne injorance te ketyre zhvillimeve qe po thurren ne kulisat e pushtetit.

Ka tre arsye qe po e shnderrojne farsen e sotme te ndryshimit te Kushtetutes ne parlament ne nje loje te rrezikshme per funskionimin normal te demokracise se brishte shqiptare.

Reforma ne drejtesi ka nevoje per nje bilanc dhe jo per nje « votebesim » te ri

Popullit shqiptar te cilit si « perfituesi » apo me mire si i demtuari nga nje reforme ne drejtesi qe praktikisht e ka lene pa drejtesi , nuk i eshte ofruar deri me tani as me i vogli « bilanc etape » nepermjet nje komisioni hetimor parlamentar. Kjo eshte arsyeja e pare perse ndryshimi i kushtetutes per zgjatjen e afatit te organeve te vetingut duhet te refuzohet. Reforma e drejtesise ne Shqiperi eshte nje eskperiment i papare ne bote. Skanimi i te gjithe personalit te drejtesise ne nje kohe kur drejtesia nuk mund te ndalonte se funskionuari per asnje çast, provokoi paralizine e aktivitetit te organeve vitale te drejtesise. Eshte rasti tipik kur ilaçi shfaqet edhe me shkaterues se semundja qe ai eshte i supozuar te kuroje. Te Imagjinojme sikur nga deshira per te skanuar personelin e te gjithe hidrocentraleve te vendit, dhe midis tyre gjenden hajdute te cilet shkarkohen ne çast pa patur te tjere qe t’i zevendesojne, vendi zhytet vetvetiu ne erresire. Uzinat, shkollat, maternitetet , sherbimet e urgjencave nuk funksionojne me , sepse disa « Frankenshtajne » atje siper, vendosen te bejne nje eksperiment pa llogaritur pasojat imediate te fantazise se tyre. Kjo « e papare » shqiptare eshte bere objekt artikujsh e studimesh ne shume gazeta prestigjoze nderkombetare , nen prizmin e asaj proverbe qe thote « shkuan per vetulla dhe nxorren syte » . Me shume se syte, ne nxorrem jashte loje me kete reforme drejtesie Gjykaten kushtetuese dhe Gjykaten e larte, duke penalizuar si majen e piramides pasi po shkarkohet nje president nga nje gjykate kushtetuese e manget, ashtu dhe masen e madhe te qytetareve te thjeshte qe gjenden me dosje te paegzaminuara nga organet e drejtesise. Jane me dhjetera mijera dosje te grumbulluara, e te pagjykuara, dhe vetem ky fakt duhet t’a kishte çuar qeverine dhe parlamentaret e ketij vendi te benin nje bilanc perpara se t’i akordohet « loje shtese » kesaj farse te hidhur.

Alibija e fshehjes pas nderkombetareve

Arsyeja e dyte qe e ben revoltuese voten e parlamentit per zgjatjen e afatit te organeve te tanishme te vetingut, eshte se kjo qeveri dhe keta deputete qe jane zgjedhur per t’i dhene llogari popullit shqiptar fshihen pas fustanit te faktorit nderkombetar per ta justifikuar kete ndryshim te ri te kushtetutes meqenese eshte faktori nderkombetar qe na e kerkoka me cdo kusht. Faktori nderkombetar ne fjale, Shba-te dhe BE-ja, s’jane gje tjeter veçse « gjenitoret » e kesaj reforme kafkajane te drejtesise ne Shqiperi. S’mund te pritet nga prindi tjeter gje veçse ta mbroje krijesen e tij deri ne fund dhe pa diskutim. Fajin megjithate s’na e ka « bota » , por shtetaret tane qe kryen turpin historik duke futur boten e jashtme ne Kushtetuten e Shqiperise me 2016. Cili vend ne planet ka integruar ne kushtetuten e tij fuqi te huaja qe t’i diktojne menyren e funskionimit te drejtesise ? Ne kohen e « Princ Vidit » ndoshta po , por sot kurre. Cili vend kryen çudira te tilla ? Jo vetem qe nje France, Itali, Gjermani, apo SHBA as qe nuk imagjinohet te fusin ne librin e tyre themeltar nje vend te huaj si kontrolluese te drejtesise se vendeve te tyre, por as vende me te dobeta si ato ballkanike dhe deri ne Afriken tejet te praprambetur nuk has ne ekstreme te tilla kur behet fjala per sovrantitetin e vendit. Po ja qe Shqiperia e beri. Shqiperia e Edi Rames, e Sali Berishes, e Ilir Metes dhe e Lulzim Bashes e beri, pasi qe te katert keta, votat i marrin nga shqiptaret por urdhrin qe t’ja hapnin botes Kushtetuten e Shqiperise e morren nga Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe neser kur « Brukseli » mbase nuk do te egzistoje me nese BE – ja zhduket si korpus, apo kur SHBA-te « te mshifen » ne politiken e tyre izolacioniste siç e bene me Afganistanin nese bota me konflikte behet shume komplekse per amerikanet , cfare do bejne shtetaret tane, do nderrojne prape kushtetuten sipas avazeve apo konjukturave te nderkombetareve ? Kur sheh atehere ambasadoret e Shba-ve e te BE-se te bejne fushate aktive qe te zgjatet afati i organeve aktuale te vetingut eshte normale per ta sepse jane ata dirigjentet e vertete aktualisht, por nuk eshte normale per shqiptaret. Shqiptaret nuk kane votuar per zonjen Kim as per zotin Soreka. Shqiparet kane votuar per shtetasit e ketij vendi qe duhet te japin llogari per reformen ne drejtesi pa u fshehur pas diktatit te te huajve. Nuk do te thote se meqenese Amerika cliroi Kosoven dhe I kerkoi Albin Kurtit nepermjet emisarit Escobar te hyje ne Ballkanin e Hapur me Serbine , qe qeveria e Kosoves duhet te beje cfare thote Uashingtoni pa marre parasysh se cfare deshiron vertete populli i Kosoves. Klasa politike shqiptare duhet te frymezohet nga ky shembull e t’u jape ne rradhe te pare llogari shqiptareve ne lidhje me reformen ne drejtesi perpara se te shqetesohet se cfare duan te huajt te cilet siç dihet nuk i nenshtrohen proçesit te votimit ne Shqiperi.

Lulzim Basha e te tijet si rrote rezerve e Rilindjes

Dhe se treti, ky ndryshim i ri i kushtetutes qe behet i mundshem vetem me votat shtese te grupit parlamentar te Lulzim Bashes i vulos atij perfundimisht marken e pseudo-opozites qe i eshte ngjitur tashme si likoplast ne lekure. Lulzim Basha qe ngrinte zerin ne fushaten elektorale te prillit te kaluar edhe me fort se Berisha kundra fiaskos se reformes ne drejtesi si totalisht joeficente dhe te kapur nga Rilindja e Rames, sot vrapon si nje deputet i bindur i Rilindjes te shkoje te firmose si « çeço » me ca ndjekes te tij, zgjatjen e afatit te organeve te vetingut . Turpi ashtu si qesharakja nuk ka fund. Kujton Lulzim Basha se duke servirur disa fjalime teatrale kundra Rames ne Kuvend meriton statusin e shenjte te opozitarit dhe te mbrojtesit te interesit publik ? Ora e te vertetes eshte ajo e votimit dhe Basha po voton me Ramen. Basha eshte ne koalicion me Ramen, kjo eshte e verteta qe po u shfaqet sot me nje V te madhe shqiptareve. Basha dhe te tijet sot si arme opozitare kane vetem kartonin ne kuvend , por dhe ate po e vene ne dispozicion te axhendas se Edi Rames qe gjoja e shajne nate e dite si mallkim i ketij kombi. Me piruetat e tija te zakonshme Lulzim Basha do te deklaroje, ashtu siç beri me aferen e shpalljes « non grata » te Berishes, se ai nuk mund t’i refuzoje asgje aleatit strategjik te shqiptareve , Shba-ve. Por kur Amerikanet ia njohen pa hezitimin me te vogel zgjedhjet Rames dhe shpallen se i ka fituar ato ne menyre te ndershme paçka skandalit te patronazhisteve, kur amerikanet konsiderojne seriozisht se Rama po e drejtoka vendin ne rrugen e duhur dhe se po zbatoka nje reforme ne drejtesi te suksesshme, pse nuk ja njeh dhe kete diskurs Basha Shba-ve siç ua njeh shpalljen non grata te Berishes ? Ky eshte paradoksi i pafalshem sot i Lulzim Bashes , dakord me Amerikanet, dhe biles me vepra, per non graten e Berishes, por jo dakord me Amerikanet ne lidhje me Ramen, engjell per Ameriken por mafioz per Lulzim Bashen. Kjo sigurisht sa per fjale pasi me vepra Bashes sot voton njesh me “super te korruptuarin” Rama duke i lejuar ketij te fundit te vazhdoje te mbaje ne dore organet e vetingut qe I pershtaten Rilindjes.

Konkluzion : Kushtetuta dhe vetem Kushtetuta

Shqiptaret duhet te jene te mireinformuar se nuk behet fjala te zhytet vendi ne anarki nese nuk veprohet siç do Edi Rama dhe mbeshtetesit e tij nderkombetare per zgjatjen e organeve te tanishme te vetingut. Kushtetuta e Shqiperise e ke te mire inkuadruar vazhdimin e procesit te vetingut duke ia kaluar stafeten automatikisht me ligj dy organeve te tjera te respektueshme, Keshillit te larte gjyqesorit (KLGJ) dhe Keshillit te larte te prokurorise (KLP). Atehere te zbatohet ligji ne fuqi . Asgje me teper. Nderkombetaret nuk kane perse te na “qortojne” pse zbatojme ato ligje qe ato vete na I kane sugjeruar dhe imponuar me 2016 kur u votua reforma ne drejtesi qe ata veten deshen. Asajkohe nderkombaret na hartuan tekstin kushtetues qe percaktonte se kur organeve te vetingut u vjen fundi por vetingu ende s’ka perfunduar, atehere ato zevendesohen nga KLGJ dhe KLP. Eshte ironike qe faktori nderkombetar dhe mazhoranca e asaj kohe qe eshte po sot ne fuqi t’I kerkojne parlamentit te rrezoje ate tekst qe ata vete hartuan. Apo mos ndoshta organet e tanishme te vetingut te cilave kerkohet me çdo kusht t’u zgjatet jeta jane me te favorshme per pushetin aktual sesa dy organet e mesiperme rezerve qe duhet t’i zevendesojne? Mjafton qe ky dyshim te egzistoje, per te qendruar neutral dhe te perkushtuar ndaj zbatimit rigoroz te termave te kushtetutes aktuale Shqiperise. Cdo tentative ndryshimi te kesaj kushtutete ne kushtet kur dhe nje pjese e opozites si ajo e Lulzim Bashes eshte vene nen kontroll nga mazhoranca socialste nepermjet faktorit nderkombetar, ngjall dyshime per axhenda sekrete me reformen ne drejtesi. Shqiptaret po bejne overdoze me ndryshime kushtetutese e ligje te reja me « lopate ». Te zbatohet legjislacioni qe kemi perpara se te shtojme apo amendamente te reja. Keshilli I larte I Gjyqesorit dhe Keshilli I larte I Prokurorise jane plotesisht te afta te vazhdojne misionin e vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret qe pritet ta kalojne ashtu siç e parashikon Kushtetuta e republikes se Shqiperise votuar me 2016 nga te 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: