Një video me pullë të kuqe, një shantazh dhe një tentativë zhvatjeje. Skandali mes Matjë Valbuenës, viktimë e situatës, dhe Karim Benzeman, bashkëpunëtor që ka pohuar gjithçka, rikthehet në vëmendjen e të gjithëve pas disa kohësh.

Sulmuesi aktual i Real Madridit ka qenë protagonist i tentativës së zhvatjes së parave nëpërmjet shantazhit të ish-lojtarit të Marsejës dhe Lionit. Benzema kishte provuar të bindtte Valbuenën që të paguante 150 mijë euro një mikut të tij që video hard mes Valbuenës dhe mikes së tij të mos përfundonte në internet. Nga ai moment, dy lojtarët nuk kanë folur më me gojë dhe raportet nuk ishin aspak pozitive.

I intervistuar nga RMC Sport, Valbuena ka prekur ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 dhe duket se e ka falur Benzemanë. “Nëse ai do të donte të më shtrëngonte dorën, do ta bëja dhe unë. Unë jam burrë dhe do e shikoja në sy”, ka thënë francezi për sulmuesin e Realit. “Por nuk do të jem unë i pari që do zgjas dorën”, theksoi ai, duke konfirmuar se sido të jetë, raportet mes të dyve mbeten të tendosura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb