Në informacionin e mbrëmjes së 30 qershorit në faqen e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishte disa mospërputhje mes shifrave të votuesve dhe votave, që kanë marrë fituesit në disa bashki të vendit.

Nga një vëzhgim i bërë, përpara se kjo faqe të mbyllej nga KQZ, rezulton se në bashki të tilla si Ura vajgurore, Lushnje, Divjakë, Bulqizë apo Vorë, rezulton se fituesi ka marrë më shumë vota sesa kishte persona që votuan.

Kështu në Urën vajgurore sipas KQZ votuan 5900 persona, por fituesi Juliana Memaj kishte 7666 vota.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në Lushnjë gjithashtu KQZ kishte deklaruar mbrëmë 27 243 votues, ndërsa Fatos Tushen, e kishte nxjerrë fitues me 28 086 vota.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në Divjakë sipas KQZ votuan 13000 persona ndërsa fituesi fredi kokoneshi mori 13,513.

  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe në Vorë kishte mospërputhje mes votuesve dhe votave të fituesit. 6120 persona votuan sipas KQZ në Vorë, ndërsa Agim Kajmaku mori 6,208 vota.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu në Bulqizë ku nga 7500 votues, fituesi kishte marrë 7 529 vota.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq, tabela me të dhënat paraprake të pjesëmarrjes u hoq nga faqja online e KQZ, për t’u përditësuar me të dhënat zyrtare përfundimtare të pjesëmarrjes, ku mbetet për t’u verifikuar edhe kjo pasaktësi në rakordimin e shifrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb