Avokati Adriatik Lapaj, në emisionin “Open” në “News24” deklaroi se morali i shoqërisë shqiptare është vrarë, duke shtuar se ai që bën korrupsion dhe ka para shitet si një njeri i ndershëm.

Ndërsa diskutoi me deputetin Agron Shehaj, avokati Lapaj tha se kryeministrin Edi Rama nuk e rrëzon dot opozita me ish-ministra që populli e di se janë të korruptuar.

Gjithashtu Lapaj theksoi se me skandalin McGonigal kryeministri binte menjëherë, por përballë duhet të kishte institucion moral.

“Me këtë skandal binte menjëherë, por përballë duhet të ketë institucion moral. Nuk funksionon një shoqëri pa institucionin moral në mes, këtu është bërë gjueti shtrigash. Ne e kemi vrarë moralin e kësaj shoqëri, ai që bën korrupsion është burrë i ndershëm, sepse ka para blen vota dhe vjen në pushtet. Edhe sikur të bëhet katran i zi, sërish thotë jam i bardhë,. Këtu shumica është e futur në kënetë. Shoqëritë i ka ikur boshti moral”, ka thënë Lapaj.

Nga ana e tij deputeti, Agron Shehaj u shpreh se ish kreu i PD Lulzim Basha u ndëshkua nga elektorati për shkak të veprimeve të tij. Më tej theksoi se sistemi i drejtësisë nuk funksionon me njerëzit e pushtetshëm.

“Kërkesa për një shkresë publike që e kishin të gjithë, nuk ka nevojë për koment. Besoj se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon me ata që kanë pushtet. SPAK nuk ka nevojë t’i shkojë askush t’i dërgojë dokumentet. Është e qartë që është nën trysninë e pushtetit, qeverisë dhe ka raste kur vepron edhe me porosi politike. Faktet që janë, kanë interes për opinionin publik dhe opozitën në Shqipëri kanë dalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb