TIRANË- Skandali i së shtunës në stadiumin e Pukës kur autoambulanca e spitalit që ndodhej në stadium nuk ndizej në momentin kur njëri nga futbollistët e Tërbunit humbi ndjenjat si pasojë e temperaturave të ulëta nuk po kalon pa vëmendjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se shefi i Shëndetësisë Shqiptare është marrë direkt vetë më situatën tragjikomike që ndodhi me mjetin e spitalit në Pukë ndërsa ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të shoferit të mjetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një grup i ngritur enkas për këtë çështje ka bërë kontrollin e imtësishëm të mjetit ku rezulton se mjeti është në gjendje normale pune por mosndezja ka ardhur si pasojë e manovrave të shpejta të shoferit, i cili duke qenë se nuk ndodhej në mjet ka nxituar ta ndezë atë pa kryer procedure sekondare të nxehjes, ndërsa nuk përjashtohet fakti i lënies ndezur të kasetofonit të mjetit, çfarë ka sjell shkarkimin e baterisë.

Po kështu mësohet se po analizohet edhe mos-reagimi i infermieres së urgjencës e cila edhe pse ndodhej në mjetin e ndihmës së shpejt dhe përballë kishte një rast urgjent me rrezik për jetën nuk ka reaguar për asnjë moment, as pas vendosjes së të sëmurit në autoambulancë por duke qëndruar në vendin e parë të saj, i cilësuar si një tjetër skandal  ky.

Mosfunksioni i Autoambulances  në stadiumin e Pukës gjatë ndeshjes Terbuni-Teuta ishte një skandal që bëri xhiron e botes.

Nesër priten masa të tjera nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë rast i cili dëshmoi  dhe një here se sa pak vlen jeta në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: